Mirësevini në faqen www.ultrastore.com (“Faqja e Internetit”). Platforma Ultrastore dhe shërbimet e saj ofrohen nga Ultrastore LLC. Përmes kësaj platforme, ju mund të shfletoni, blini ose listoni produkte, të komunikoni me shitësit, të kërkoni informata dhe të menaxhoni llogarinë tuaj.
Kushtet dhe përdorimet (“Kushtet dhe Përdorimet”) përbëjnë një marrëveshje ligjore mes çdo personi që përdor platformën Ultrastore (“Përdoruesi” ose “Ju”), Ultrastore (“Ultrastore”) dhe Ultrastore LLC (“Ne”). Ju lutemi lexoni me kujdes këto kushte përpara se të përdorni platformën.
Çasja dhe përdorimi i shërbimeve të Ultrastore, përfshirë përmbajtjen, produktet, të dhënat, raportet dhe çdo shërbim tjetër të lidhur që ofrohet nga Ultrastore, nënkupton pranimin tuaj të plotë të këtyre kushteve.
Duke përdorur këtë faqe ose shërbimet tona, ju konfirmoni se keni lexuar, kuptuar dhe pajtoheni me të gjitha kushtet, përfshirë politikat e privatësisë dhe kushtet shtesë të publikuara në platformë.
"Llogaria": Llogaria e regjistruar nga përdoruesi në platformën Ultrastore.
"Marrëveshja": Kjo kontratë, përfshirë Kushtet e Përdorimit dhe politikat e lidhura.
"Ultrastore LLC": Subjekti ligjor që menaxhon platformën.
"Klienti": Çdo individ ose subjekt që krijon një llogari për të blerë ose shitur në Ultrastore.
"Shitës": Biznes ose individ që liston produkte për shitje në Ultrastore.
"Përmbajtja e Përdoruesit": Çdo informacion, dokument ose material i ngarkuar nga përdoruesit në platformë.
"Politika e Privatësisë": Kushtet që përcaktojnë mënyrën e mbledhjes, përpunimit dhe ruajtjes së të dhënave personale të përdoruesve.
"Platforma": Faqja e internetit www.ultrastore.com.
"Tarifat": Pagesa të mundshme për shërbime të caktuara të platformës.
Qëllimi i këtij dokumenti është të rregullojë përdorimin e faqes Ultrastore, të drejtat dhe detyrimet tuaja si përdorues, si dhe të ofrojë transparencë mbi funksionimin e shërbimeve.
Ultrastore ju ofron një licencë të kufizuar, jo-ekskluzive, për të përdorur platformën dhe shërbimet e saj, për aq kohë sa i respektoni këto kushte.
Për të përdorur plotësisht platformën, mund të jetë e nevojshme të krijoni një llogari personale me adresë emaili dhe fjalëkalim. Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj, si dhe për çdo aktivitet që ndodh përmes llogarisë suaj.
Nëse dyshoni për ndonjë përdorim të paautorizuar të llogarisë suaj, ju lutemi na kontaktoni menjëherë në support@ultrastore.com.
Të dhënat e regjistrimit dhe informacione të tjera personale që ju dërgoni janë subjekt i Politikës sonë të Privatësisë. Ju lutemi lexoni politikën tonë të privatësisë për më shumë detaje.
Duke përdorur faqen tonë ose duke u regjistruar në platformë, ju konfirmoni se i pranoni këto kushte dhe të gjitha politikat e lidhura. Nëse nuk pajtoheni, ju lutemi mos përdorni shërbimet tona.
Ultrastore do të promovojë produktet dhe shërbimet e listuara nga shitësit në platformë, duke përdorur kanale të ndryshme të reklamimit online dhe offline, sipas strategjisë së marketingut të platformës.
Çasja bazë në platformën Ultrastore është pa pagesë. Për shërbime shtesë ose promovime të veçanta, mund të aplikohen tarifa të cilat do të njoftohen paraprakisht në platformë.
Platforma mund të përmbajë përmbajtje dhe lidhje nga palë të treta. Ultrastore nuk është përgjegjëse për saktësinë, sigurinë ose përmbajtjen e ofruar nga palë të treta.
Çdo përmbajtje që ju ngarkoni në platformë duhet të jetë e saktë dhe e ligjshme. Ju jeni përgjegjës për përmbajtjen që publikoni, dhe jepni të drejtën Ultrastore për ta përdorur atë për qëllimet e ofrimit të shërbimeve.
Ultrastore rezervon të drejtën të ndryshojë, pezullojë ose ndërpresë çdo pjesë të platformës ose shërbimeve në çdo kohë, pa paralajmërim.
Çdo informacion i ndarë mes palëve do të trajtohet si konfidencial dhe nuk do të përdoret ose ndahet me të tretë pa lejen paraprake të palës tjetër, përveç rasteve kur kërkohet nga ligji.
Ultrastore nuk mban përgjegjësi për ndonjë vonesë ose mospërmbushje të detyrimeve për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të saj (“forcë madhore”).
Ultrastore mund të ndryshojë këto kushte herë pas here. Çdo ndryshim do të publikohet në këtë faqe dhe përdorimi i vazhdueshëm i platformës do të konsiderohet si pranim i këtyre ndryshimeve.
Për çdo pyetje ose paqartësi rreth këtyre kushteve, ju lutemi na kontaktoni në support@ultrastore.com.